Me qindra fermerë të zonës së Myzeqesë nga Lushnja e Fieri kanë protestuar në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Plugut.
Protesta shënoi incidente, ku protestuesit u përplasën me policinë për shkak se për disa minuta ata bllokuan autostradën. Rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariat.
Kjo protestë u organizua nga tre shoqata, dhe 6 kërkesat drejtuar qeverisë u artikuluan nga kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduard Sharka. Ata janë kundër paketës fiskale dhe propozojnë: Heqjen e subvencionit për sipërfaqen e tokës dhe vendosjen e subvencionit të fermerit për njësi prodhimi me vlerë 10 lek për kg.
“Kjo protestë e paorganizuar nga tre shoqata, Këshilli i Agrobiznesit shqiptar, Sindikata e Fermerëve të Bashkuar dhe Shoqata e Eksportuesve të frutave dhe perimeve, është paorganizuar për të sensibilizuar ligjvënësit dhe qeverinë për mos të kaluar paketën fiskale dhe projektbuxhetin pa u konsultuar me propozimet tona dhe kërkesat tona. Propozimet tona janë të argumentuara dhe synojnë të frenojnë rënien e bujqësisë që tashmë është pasqyruar edhe në shifrarit e INSTATIT. Ne e ndjejmë më fortë, sepse bujqësia në këtë kohë është në degradim, fermerët po braktisin serat, fshatin dhe Shqipërinë. Në kemi bërë propozime konkrete, i pari: subvencion direkt për fermerët jo më pak se 100 lekë të vjetra për kilogram. Ky nuk është instrument lëmoshe, as mbështetje sociale por një mënyrë për të formalizuar sektorin që është 90 % informal. Ëstë një instrument frenon braktisjen e bujqësisë, lufton e korrupsionin, pasi nuk ka nevojë për aplikimin në AZHBR dhe për subjektivizmin e administratës shtetërore. Ky propozim stimulon suksesin në bujqësi sepse i shkon atij që ka prodhuar standard për treg. Pra siguron efektivitet të fondeve publike, pasi ne i kërkojmë fondet nga taksapaguesit shqiptarë, por këto fonde janë më të mirëdestinuara se çdo fond tjetër buxhet te shtetit, pasi rrisin interesin për produktin vendas dhe formalizojnë sektorin. Kërkesa tjetër është stimulimi i eksportuesve drejtpërdrejt nga Drejtoria Përgjithshme Doganave për çdo kilogramë të eksportuar me 3 leke. E kërkojmë këtë për të mbrojtur eksportin shqiptar, pasi çdo dëmtim në transport, pasojat bien mbi transportuesit. Kjo për arsyen se nëse nuk ka epsortues nuk fermerë dhe nëse nuk ka fermerë nuk ka eksportues. Kërkesa e tretë është barazimi i shkallës së TVSH me shitjen në atë në blerje. Kemi tre vjet që e kemi 0 në blerje dhe 20 në shitje, kjo i ka bërë operatoret të sektorit të bujqësisë në një diskutimin fiskal, kjo ka ulur interesin për produktin vendas. Kjo e ka informatizuar sektorin e bujqësisë në shkallën 19%.Kërkesa numër 1 dhe numër 3 do sjellin formalizimin dhe do të rrisin buxhetin e shtetit, ne kemi bërë një pasqyrë dhe sipas llogarive tona, shteti mund të paguaj subvencionet e fermerëve dhe i teprojnë edhe 90 milionë të tjera. Kërkesa e katërt, është krijimin e një agjencie orientimi që mos të mbjellin kuturu, por të kemi një laborator të akredituar, për te shmangur krizat e tregut dhe hedhjen e prodhimeve. Kërkesa e 6, është e thjeshtë ne kemi një fenomen që shumë fermer kanë fatura të palikuiduara nga tregtarë të këqij. Ne kemi parë ligjin e Maqedonisë së Veriut, ku thuhet se që të blesh të fermerët duhet të jesh i regjistruar në QKB dhe ne Ministri të Bujqësisë, të mbyllësh një fond garancie që nëse nuk i likuidohet fermerit i merret nga fondi.”, u shpreh Sharka.
Po kështu kërkojnë stimulim për eksportuesit me 3 lek/kg. Barazimin e TVSH në shitje dhe blerje. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet dhe garanci për pagesat e faturave te shitjes nga grumbulluesit.
Në këtë protestë morën pjesë fermerë, grumbullues dhe eksportues, të cilët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre ekonomike.
KËRKESAT E FERMERËVE
- 1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
- 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
- 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
- 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
- 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
- 6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit
Lajmi kryesor: