Fermerët e Myzeqesë 24 orë afat Ministrisë së Bujqësisë: Të na plotësohen kërkesat

Edhe pse moti nuk ishte në favorin e tyre, kjo nuk i ka penguar fermerët e Myzeqesë për të ardhur në Tiranë për të protestuar për problematikat e tyre.

Ata kanë qëndruan me parulla në duar për disa orë para Ministrisë së Bujqësisë, e më pas një përfaqësi prej 4 vetash takuan Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, ku dorëzuan 5 kërkesa që kanë ata.

Dy kërkesat më kryesore të tyre, janë ndryshimi i skemës së subvencionimit duke kaluar nga "subvencionimi indirekt" nëpërmjet ashtuquajturës normë kompensimi të TVSH-së 6%, në subvencionim direkt.

Ndërsa, ata kanë kërkuar vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut.

Fermerët e Lushnjes i kanë lënë 24 orë afat Ministrisë së Bujqësisë për t’u shprehur për kërkesat e tyre.

"Vetëm protokolli kërkesat tona. Dorëzuan kërkesat me shkrim. Na thanë se do t'i shikojnë kërkesat dhe të ulemi pastaj. Ata u shprehen të gatshëm për tu ulur me fermerët. Ne do të vazhdojmë të protestojmë. Deri në orën 16:00, i kemi çuar njoftim policisë së Tiranës për protestën tonë. Besoj se do të jemi deri në këtë orë këtu, për më pas do të vendoset.",u shpreh njëri prej fermerëve. 

Kërkesat e fermerëve

SHOQATA "FERMERET E MYZEQESE" Për te ndryshuar situatën kërkojmë: 

l-) Ndryshim të skemës së subvencionimit duke kaluar nga "subvencionimi indirekt" nëpërmjet ashtuquajturës normë kompensimi të TVSH-së 6%, në subvencionim direkt për fermerët ja me pak se 10 lek për çdo njësi baze te produktit të hedhur në treg kundrejt faturës tatimore të shitjes. Stimulim te eksportuesve nëpërmjet DPD për çdo eksport të realizuar sepse ato janë promotorë të zhvillimit të bujqësisë.

2-) Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut.

3-) Barazim në paketën fiskale 2020 te shkallës së TVSII-së ne shitje me atë ne blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe përfshirja e të ashtuquajturës normë kompensim 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të pambrojtur dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisi produktet.

4-) Kërkojmë nga Ministria e Bujqësisë të krijoje menjëherë zyrën apo agjencinë e studimit te tregjeve dhe orientimit të fermerëve. Te garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë, laborator për analizë të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imuteve bujqësore, kontroll dhe monitorim të cilësisë së produkteve tona nëpërmjet laboratorëve të akredituar.

5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e palëve në këtë treg.

Grupi nismëtar i themelimit të Shoqatës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 17/11/2019 04:25

    Mos mbillni vetem domate dhe speca ju ne lushnje,,,,;por pak nga te gjitha qe te mos mbetet asgje,,mbillni grure,,miser per lopet,,pambuk,,luleshtrydhe,,ndonje arre,,lajthi,shege,,pjeshke,kumbull, anes kanaleve,,shalqi bostan,,dhe lidhni kontrata me lindjen,,,grurin jua marrin fabrikat per buke,,kurse per domatet ju duhet nje fabrike salce,,,kurse specat-trangujt turshi,,nuk kemi pse blejme nga italia salce ,,kur kemi domatet tona,,qeveria te beje 3 fabrika salce ne shkoder -lushnje-korce....

    Përgjigju
  • Fredi: 07/11/2019 15:50

    Ketu në mes t tyne do jet dhe Faiku, dobiçi Faik, pula kokrrjepur myzeqare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin