Përmbytjet e ndodhura vitin e kaluar në Qarkun e Beratit si pasojë e vërshimit të lumenjve Osum dhe Devoll përveç shumë dëmeve në banesa kanë shkaktuar dhe dëme të mëdha në bujqësi, kryesisht në sera.
40 familje të zonës së Kutallisë dhe Donofrosës, pjesë administrative e Bashkisë së Urës Vajgurore pësuan humbje të mëdha si pasojë e përmbytjes së tokave të tyre. Pas, përmbytjes atyre ju premtua se çdo investim që kishin bërë në sera do tu dëmshpërblehej nga ana e qeverisë.
Shtabi i emergjencave civile pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut hartoi listat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe menjëherë fermerët nisën të plotësonin dokumentacionet përkatëse për të përfituar dëshpëblimin. Por, ditën e sotme fermerët kanë protestuar përpara Institucionit të Prefektit të Qarkut, pasi nuk kanë marrë dëshpërblimin e premtuar.
“Plotësuam gjithë dokumentat përkatëse që na u kërkuan, por ende asnjë dëmshpërblim nuk kemi marrë dhe pse kanë kaluar disa muaj nga momenti që duhet të ishin bërë derdhjet në bankë. Vetëm një pjesë e fermerëve ka nisur të marrë një përqindje fare të vogël të dëmshpërblimit të premtuar ndërkohë që ne të tjerët nuk kemi asnjë derdhje në llogaritë tona’’, thonë banorët.
Ndërkohë që përpiqen të mësojnë se çfarë do të bëhet me dëmshpërblimet, fermerët i tremben dhe kalimit të afateve kohore për tu bërë përfitues. Burime të Prefekturës bëjnë me dije jashtë kamerave se procesi i dëmshpërblimeve ka nisur pas financimit të fondit nga Bashkimi Europian dhe se tashmë është vetëm çështje proceduriale.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com