Fermerët grekë pushtojnë Athinën: “Pa ne, çfarë do të hani?”

Fermerët grekë pushtojnë Athinën: “Pa ne, çfarë do të hani?”

Protesta e fermerëve

Fermerët grek kanë pushtuar sot Athinën. Sipas mediave greke, dhjetëra traktorë kanë pushtuar tashmë sheshin Sintagma, ndërsa fermerë nga Kreta dhe shumë rajone të tjera kanë mbërritur në mëngjes me anije dhe autobus.

Ashtu si në shumë kryeqytete europiane, fermerët grek zgjodhën të mobilizohen në Athinë me sloganin :”Pa ne, çfarë do të hani?” Ky tubim në kryeqytetin grek vjen pas takimit që përfaqësuesit e fermerëve patën javën e kaluar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Qendra e Athinës është praktikisht e pakalueshme, ndërsa qarkullimi është mbyllur për të lehtësuar mbërritjen e mjeteve bujqësore. Fermerët vijojnë të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre, pavarësisht se kryeministri Mitsotakis e bëri të qartë dje se “nuk kemi çfarë të japim”.

Mesditën e sotme “autokolona” me 120 traktorë nga zonat e Greqisë Qendrore dhe Thesalisë kaloi Afidnes dhe vijoi drejt Athinës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë