ATHINE- Fermerët grekë kanë shpërndarë ushqime falas për publikun në kryeqytetin e Athinës. Ata shpërndanë fruta-perime për familjet në nevojë të cilët mbushën çantat e tyre, në një kohë kur Greqia po përballet me shumë vështirësi ekonomike.

Shumë njerëz u mblodhën në radhë për të marrë perime dhe fruta falas.Një pensioniste, duke nxjerrë në pah probleme të ndryshme, tha se, “kostoja e jetesës ështe bërë e padurueshme dhe pensioni i saj prej 530 euro nuk i dilte deri në fund të muajit”.

Që prej 6 vjetësh, vendi helen ndodhet në një recesion të thellë ekonomik, ku papunësia ka arritur shifra të larta. Kriza financiare ka sjellë shumë varfëri dhe ka reduktuar standardet e jetesës për shkak të shkurtimeve të rrogave dhe pensioneve, si dhe rritjes së taksave.

Qeveria greke thotë se masat janë të nevojshme për të rimëkëmbur vendin helen nga kriza dhe për të reduktuar borxhin e vendit.

Kohët e fundit ka patur shumë protesta kundër masave shtrënguese të qeverisë, ku borxhi i madh publik ka rrezikuar daljen e Greqisë nga Eurozona.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)