Fermerët në Dimal vadisin me ujë të ndotur: Fabrika e vajit të ullirit derdh mbetjet! Agjencia e Mjedisit: S’kemi konstatuar shkelje, s’e dimë shkakun

Prej më shumë se dy vitesh në kolektorin kryesor i cili furnizon kanalet vaditëse të serave në Kutalli tëë bashkinë e Dimalit,  uji është i ndotur me përmbajtje të lartë acidesh. Fermerët e kanë ngritur disa herë këtë shqetësim në institucionet vendore, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Nisur nga fakti se uji ndotet në sezonin vjeshte-dimër, ata dyshojnë se janë fabrikat përpunimit të ullirit që derdhin mbetjet në kolektor.

“Ata thonë se i kanë bërë me gropa mbetjet e fabrikës, por ju shiheni vetë ndotjen këtu! Kjo serë që kam unë është vjelë në nëntor, tani është problemi se do të nis mbjelljen e fidanëve të rinj”.

Gazetarja: Me ca do i ujisni?

“Ja me këtë ujë…”, - tha fermeri Ben Vrapi.

Ndotja ujit dëmton perimet në sera, ndaj kërkojnë të ndëshkohen fabrikat. Report TV iu drejtua zyrtarisht Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Berat, e cila na vuri në dispozicion një akt-kontrolli të datës 9 dhjetor 2022. Në këtë dokument thuhet se grupi i punës nuk ka konstatuar shkelje në 6 fabrikat e Bashkisë Dimal”.

“Nga verifikimi i kryer u konstatua se subjektet kryenin trajtimin fizik të ujërave teknologjik nëpërmjet gropave të dekantimit si dhe depozitimin e bërsive te ullirit ne plate betoni. Si pasoje e reshjeve u konstatua se disa prej gropave ishin ne kufijte maksimal. Subjektet u këshilluan te kryejnë pastrimin e gropave te dekantimit dhe te minimizojnë shkarkimet e ujerave te ndotur”.

Agjencia e Mjedisit përjashton fabrikat e vajit të ullirit por nuk është në gjendje të japë një përgjigje për shkaktarët e ndotjes së ujit vaditës.

“Po punojnë për ta zbuluar nga vjen ndotja, pasi është një zonë ish-kënetore”, thanë zyrtarët e kësaj agjencie.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori