LUSHNJE- Me dhjetëra blegtorë udhëtuan me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri, Lushnja dhe u mblodhën në protestë tek rrethrotullimi i Savrës në autostradën Lushnje- Fier.

Në shenjë demonstrative blegtorët kanë derdhur një tanker me qumësht të freskët në rrugë.

Protestuesit shprehen se qumështi shitet me çmim tejet të lirë, pasi grumbulluesit dhe fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin 50 lek për litër.

“Ne jemi brezi i dytë që duam të zhvillojmë dhe rrisim fermat por nuk po shesim. Qeveria thotë se kanë vizituar 10 milionë turistë Shqipërinë, por mos vallë këta marrin bukën me vete’ tha një fermer

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të ulen në bisedime përndryshe do të intensifikohen protestat.

Por Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj iu përgjigj në mënyrë indirekte protestuesve teksa shkruan në rrjetet sociale se “formalizimi përmes kontratave në marrëdhënien blegtor-pikë grumbullimi është rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt dhe me çmime të balancuara”

 Ndërsa blegorët gjatë protestës theksuan se institucionet po mbrojnë industrinë e përpunimit në kurriz të blegtorëve. Përpos Ministrisë së Bujqësisë ata protestojnë dhe kundër Autoritetit të Konkurencës, Drejtorisë së Tatimeve dhe Agjencisë kombëtare të Ushqimit që lejojnë fiksimin e çmimit në treg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Protesta e fermerëve në Lushnje, s'kanë mbështetje, mbulojnë autostradën me qumësht (VIDEO)

 

 

Fermerët thonë se çmimi i qumështit nuk i favorizon për tu zhvilluar dhe në shenjë proteste një bot derdhi qumështin në autostradë.

'Ja ku shkoi gjaku i fermereve' thotë një protestues. 

Policia ka lejuar makinat të lëvizin edhe pse mes qumështit, ndërkohë një fermer dëgjohet duke thënë: Është turp të lini makinat të kalojnë mes qumështit'