Sektori bujqësor funksionon nën potencialet e veta, ndërkohë që fermerët kërkojnë më shumë informacion për investimet dhe shfrytëzimin maksimal të tokave.
Ekspertët e fushës shprehen se, sot fermerët janë të trajnuar fare pak në përdorimin e teknikave të reja dhe teknologjisë.
Për këtë qëllim, Fondacioni Shqiptar për Trajnime dhe Zhvillim, mundëson aksesin në praktikat më të mira bujqësore për fermerët. Marrja e informacionit është falas dhe në kohë reale duke vizituar adresën në internet trainime.com, apo faqen zyrtare të kompanisë në rrjetet e ndryshme sociale.
Fermerët shqiptarë mund të informohen mbi zbatimin e teknikave më të fundit për zhvillimin e të mbjellave, frutave dhe ndërtimin e serrave. Një proces shumë i lehtë dhe i kudondodhur që i vjen në ndihmë fermerit shqiptar./atsh/