Fermeri: Më duket si ëndërr që po
flas me ty.Rama:Do të më prekësh?

Fermeri: Më duket si ëndërr që po<br />flas me ty.Rama:Do të më prekësh?
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët e Çorovodës dhe gjatë bashkëbisedimit me ta nuk kanë munguar batutat të cilat së fundi për kreun e qeverisë janë shndërruar në një lloj tradite.

Në përfundim të fjalës së tij Rama ftoi fermerët të bënin pyetjet që kishin, dëshira ishte për të shprehur problematikat ishte e madhe, por njëri prej tyre ka kërkuar me ngulm fjalën.

Ai u shpreh: "Kryeministër, më shiko në sy, me duket si ëndërr që po flas me ty sot", ndërsa Rama është shprehur: "Do të më prekësh"?
 
I pyetur për problemin me energjinë elektrike Rama është shprehur:" The ka 50 vjet që nuk kam parë një shtyllë të re, por ti çfarë më di mua ndonjë magjistar që do të vendosë menjëherë rregull? Shtyllat që janë bërë si plakat e Vunoit duan punër për tu rregulluar. Për 20 e kusur vite nuk u ndoq asnjë strategji strategjike për problemin e rrjetit shpërndarës. Madje u fut mentaliteti kush paguan është budalla, ndërsa kur e vjedh është i mençur. Po të isha magjistar do më kishin marrë të zgjidhja problemet e botë, por unë s'kam shkop magjik. Nëse ka në këtë vend dikë që mund të bënte në shumë se unë në tre vjet unë iki. Ata që flasin kanë qenë 35 vite vërdallë me parti të reja e të vjetra por realiteti është ky. Ne do vazhdojmë të punojmë shumë fort që hap pas hapi të mbyllim plagët e vjetra."

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin