Lushnjë është prezantuar krijimi i një Shoqërie të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) në sektorin e vajit të ullirit, një model i ri që sipas Ministrit të Bujqësisë Andis Salla synon të ndryshojë mënyrën si fermerët prodhojnë dhe shesin produktet e tyre.

Nisma u prezantua nga Salla, së bashku me kryetaren e bashkisë, Eriselda Sefa, dhe përfshin 17 fermerë të zonës që janë bërë pjesë e këtij bashkëpunimi.

Sipas Sallës, ideja pas kësaj nisme është që fermerët të prodhojnë veçmas, por të dalin në treg së bashku. Kjo, sipas tij, ul kostot, rrit eficiencën dhe u jep më shumë fuqi në shitje.

“Ky është një model ku fermerët prodhojnë veç dhe shesin së bashku, duke krijuar kushte për uljen e kostove dhe përmirësimin e aksesit në treg,” u shpreh ministri.

Qëllimi kryesor është rritja e të ardhurave për fermerët dhe krijimi i një aktiviteti më të qëndrueshëm në zonat rurale.

Ministri bëri me dije se ky model nuk do të mbetet vetëm në Lushnjë. Plani është që SHBB-të të shtrihen në të 61 bashkitë e vendit, sipas produkteve kryesore të çdo zone.

Në fokus, sipas Sallës, është edhe rritja e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare “Made in Albania”, si në tregun vendas, ashtu edhe jashtë vendit.