Pas krahëve të tij ka përfunduar shoku i ekipit finlandezi Kimi Raikkonen dhe podiumi u plotësua nga piloti i Merecdes Benz finlandezi tjetër Valtteri Bottas.
E Diela nuk ka qenë ngazëllyese për tre herë kampionin e botës Lewis Hamilton, i cili duhej të ndiqte urdhërat e drejtuesve teknikë të skuadrës për ti dhruar vendin e tretë shokut të skuadrës Bottas.
Nga dita e Shtunë deri në ditën e sotme, 3 pilotët e parë ruajtën vendet si siguruara në provat zyrtare.
Megjithatë, gara rezervoi episode të paparashikueshme.
Vettel vuajti shumë për të fituar garën për shkak të problemeve teknike që kishte Ferrari i tij në manovrime.
Raikkonen tentoi gjatë gjithë 70 xhirove të parakalonte Vettel po ai nuk mori miratimin e teknikëve të skuderisë "Kokëkuqe" pë të parakaluar shokun e kipit.
Hamilton ndërroi set-in e gomave nga super të buta në të buta, ndryshim që i dha kompaktësi makinës së tij dhe u vu në ndjekje të dy makinaveFerrari.
Pavarësisht se ai ngushtoi diferencën me dy makinat lidere të garës, ritmi i Ferrarit nuk i lejoi makinat Mercedes t' u rrëmbenin dy vendet e para.
Ndërkohë që dy skuderitë rivale për titull duelonin me njëra-tjetrën, beteja në skuderinë RedBull përfundoi në përlasje në kthesën e dytë të pistës ku Max Verstappen goditi makinën e shokut të skuadrës Daniel Ricciardo, i cili e përfundoi garën që në xhiron e dytë.
Verstappen u dënua nga komisarët e "Magyar Nagydìj" me ndalesë në pit-stop për 10 sekonda.
Me rifutjen në pistë dhe me konsumin e gomave Pirelli të Mercedes holandezi shtoi ritmin dhe tentoi të vinte në vështirësi makinat angleze Mercedes.
Hamilton, i cili tashmë i kishte të humbura shpresat për një vend në podium mori urdhër nga skuderia të lejonte Bottas të ruante vendin e tretë dhe të ndalonte përpjekjet e Verstappen për ta parakaluar.
Veprimi i skuderisë angleze është në shqyrtim pasi mund të ketë thyer rregulloren e garës.
Në F1, drejtuesit teknikë japin urdhra ndaj pilotëve të tyre për t 'i toleruar pozicionet njëri-tjetrit në mënyrë që të sigurojnë më shumë pikë në klasifikimin për Konstruktorë.
Në fund Vettel e preu finishin i pari me distancë 0.908 sekonda nga Raikkonen, 12.462 sekonda nga Bottas dhe 12.885 sekonda nga Hamilton.
Përfundimi i garës i dha avantazhin Vettel në garën për titull kampion për Pilotë ku gjermani 4 herë kampion bote e rrit diferencën në 14 pikë nga rivali direkt Lewis Hamilton.
Bottas renditet i treti me 169 pikë dhe në të katërtin e të pestin respektivisht Ricciardo me 117 dhe Raikkonen me 116.
Në klasifikimin për Konstruktorë, Mercedes ruan vendin e parë me 357 pikë, e ndjekur nga Ferrari me 318 pikë dhe Red Bull me 184 pikë.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com