Ferrari dhe Schumacer të pandashëm, djali i legjendës gjermane do debutojë në “Formula 1”

Ferrari dhe Schumacer të pandashëm, djali i legjendës gjermane do debutojë në “Formula 1”

Mick Schumacer, djali i Michael

Ferrari dhe mbiemri Schumacer duket se janë të destinuar të jenë edhe për një kohë të gjatë një binom i pandashëm. Kjo për meritë të djalit të Michael Schumacer, Mick, i cili këtë fundjavë ka debutuar në Formula 2, megjithëse kjo është shumë pak me atë që pritet të ndoshë së shpejti.

Lajmi i madh është se 20-vjeçari Mick, të martën ose të mërkurën, do të testohet në ‘Formula 1’ me makinën ‘Ferrari’. Të shumtë janë ata që mezi po e presin këtë test të pasardhësit të Micheal Schumacer, legjendës së ‘ferrarit’ që me kokëkuqen ka fituar 5 tituj kampion.

“Jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi”, tha Mick Schumacer të premten. Ndërkohë për debutimin e tij me ‘Ferrari-n’ ka folur edhe Sebastian Vettel, piloti numër 1 i kokëkuqes. Për djalin e idhullit të tij në ‘Formula 1’ Vettel është shprehur:

“Natyrisht për mbiemrin që ka, ka edhe shpresa, por unë mendoj se për t’u tenstuar në Formula 1 duhet të jesh edhe i shpejtë. Deri më tani Mick ka bërë shumë mirë dhe e meriton këtë shans.”

Mick para se të debutonte në ‘Formula 2’ u shpall kampion në ‘Formula 3’. Ndërkohë që në debutimin e tij në ‘Formula 2’, në Çmimin e Madh të Bahreinit, u rendit i teti.

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik