Ferrari, një prej skuderive më atraktive dhe legjendare në botën e automobilizmit, ka prezantuar sot makinën e re me të cilën do garojë në sezonin e ri të Formula 1. Makina quhet SF-24, që ndryshe nga viti i kaluar do ketë disa nuance të bardha të përziera me të verdhë, që historikisht ka qenë ngjyra e dytë e Ferrarit.

Prezantimi i makinës së re u bë me një numër të limituar të ftuarish ku ishin edhe dyshja e pilotëve Charls LeClerc dhe Carlos Sainz. Ky do jetë sezoni i fundit pas këtër të tillëve që këta dy pilotë garojnë së bashku, pasi spanjolli do largohet për ti lënë vendin Luis Hamilton. Sakaq me makinën SF-24 Ferrari synon të rikthehet si kampion bote në Formula 1 pas 17 vitesh mungesë. Sezoni i ri do të nisë si gjithmonë në Bahrein më 2 mars.