Ferrari dhe të gjithë skuderitë e tjera prezantuan në Londër makinat e reja për Botërorin e Formula 1 që do të nisë më 14 mars në Australi, ndërsa më 26 shkurt dhe dy ditë më pas do të jetë provat zyrtare në Bahrein.
SF-25 do të quhet makina e re e Ferrarit, që kërkon të rikthehet te titujt pas shumë vitesh. I fundit për pilot në 2007 dhe për konstruktor në 2008.
Drejtues të skuderisë nga Maranelo kanë deklaruar se makina e këtij sezoni nuk do të ketë asnjë lidhje me ato të viteve të kaluara, duke sjellë një revolucion total, në një kohë kur përveç Charls LeClerc njëvendëshen italiane do ta ngasë edhe 7 herë kampioni i botës Leëis Hamilton. Ndërkohë provat për sezonin e ri kanë nisur.

Komente

