Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës. Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor edhe për muzikën shqiptare.
Në natën e sotme e cila është ‘Nata e Nostalgjisë’ Festivali i Këngës u përshëndet nga Parashqevi Simaku, e cila ka fituar 2 çmime të para ndër vite.
“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet "Dëgjoma këngën". Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të.’, tha Simaku.
Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.
Këngëtarët dhe titujt e këngëve në natën e katërt finale:
- Jet- Gjallë
- Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
- Vesa Smolica – Lutem
- Stine – E kishim nis
- Djemë e detit – Larg
- Nita Latifi – Zemrës
- Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
- Orgesa Zaimi – I parë
- Ardit Çuni – Amane
- Algert Sala – Bsoh
- Shkodra Elektronike – Zjerm
- Lorenc Hasrama – Frymë
- Elvana Gjata – Karnaval
- Mal – Antihero
- Alis – Mjegull