Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka festuar më 1 shtator ditëlindjen e saj të 59-të.

Miqtë e saj të afërt ndanë gjithashtu momente feste, nga ditëlindja, ku Parashqevi këndoi këngë patriotike shqiptare me çifteli.

Video e publikuar nga këto momente u bë shpejt virale dhe u duartrokit nga fansat.

Më herët, Simaku tërhoqi vëmendjen me një dedikim të ndjerë për djalin e saj, i cili jeton me ish-bashkëshortin.