Festa e Abaz Aliut, Baba Brahimaj:
Çdo hap i yni,bashkim natyror e unik

Festa e Abaz Aliut, Baba Brahimaj:<br />Çdo hap i yni,bashkim natyror e unik
Në një kohë kur mijëra besimtarë bektashinj i janë drejtuar malit të Tomorrit për të festuar festën e Abaz Aliut, sot kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka folur në një ceremoni të organizuar për këtë festë, ku ka thënë se, çdo hap i hedhur duhet të jetë bashkim natyror e unik, ndërkohë që ka falenderuar të gjithë ata besimtarë që kanë shkuar në malin e Tomorrit për t’iu lutur shenjtit për ditë më të mira në jetën e tyre.

Faleminderit që jeni këtu për t’iu bashkuar gëzimit të këtij pelegrinazhi. Është kënaqësi që t’iu përshëndes, për arsyen kryesore se numri juaj më i madh është devocioni i besimtarëve për tu përulur para besimit në Zot. Bektashinjtë ushqyen shpresën se do bëhet vullneti i Zotit. Rrugët e këtij mali dhe sheshet e kësaj teqeje, janë rruga drejt mirësisë. Vepra e Abaz Aliut ka ka kaluar është rruga e kryemalit të shqiptarëve. Jeta e Abaz Aliut është model për besimtarët. Kënaqësi që në çdo vit shtohet numri i pelegrinëve që vijnë dhe luten për zgjidhjen e problemeve të tyre. Çdo hap i yni është bashkim natyror dhe unik. Ti afrohemi sa më shumë vlerave njerëzore” deklaroi ai.

Ministri Klosi në fjalën e tij përshëndetëse i uroi besimtarët bektashinj që këto ditë të shoqërohen nga mirësia dhe të jenë ditë familjarizimi për të gjithë. “Uroj besimtarët bekatashinj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë për festën e Abaz Aliut. Së bashku me Baba Mondin do të bëjmë gjithçka që ka nevojë ky komunitet, do të përpiqemi të kthejmë pronat e tyre dhe të përmirësojmë infrastrukturën”, tha Klosi.

Klosi duke vlerësuar harmoninë fetare që mbizotëron në vendin tonë, tha se "Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të jetuar e punuar për një atdhe më të mirë e për një familje më të shëndoshë".

Ndërkohë, nënkryetarja e bashkisë Skrapar, tha se institucioni që drejton ka bashkëpunuar dhe do të vijojë bashkëpunimin me komunitetin bektashi, pasi Abaz Aliu ëhstë një shenjt që i ndihmon të gjithë dhe se kjo festë tashmë është kthyer në një ngjarje të rëndësishme.

Pelegrinazhi është festa më e rëndësishme. Uroj të gjithë besimtarët bektashinj, Gëzuar Festën. Besimtarët e këtij besimi nuk e humbën shpresën se do të vinin lirisht për të ushtruar besimin e tyre. Ky vend është bërë shtëpia e besimtarëve nga e gjithë bota. Bashkia ka bashkëpunuar e do bashkëpunojë për këto aktivitete. Bashkia do bashkëpunojë për të ndihmuar në mirëmbajtje e akses të infrastrukturës rrugore” tha ajo.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, drejtues vendorë, përfaqësues të huaj, besimtarë bektashinj etj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!