Festa e Bajramit, uron Nishani
'Është rasti për ndriçimin e shpirtit'

Festa e Bajramit, uron Nishani<br />'Është rasti për ndriçimin e shpirtit'
Presidenti Bujar Nishani ka uruar besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit. Në urimin e tij presidenti Nishani shkruan se kjo festë të na shërbejë  për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, paksuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet.
 
“Është kjo Festë e madhe që ka aftësinë e rrallë për t’i bërë të rinjtë më të pjekur, të moshuarit më të rinj, të sëmurët më të shëndetshëm, të shëndetshmit më të mëshirshëm, fatkeqët më pak të dëshpëruar, fatlumturit më të përmbajtur, fukarenjtë me më tepër shpresë, zengjinët më zemërgjerë. Ditët e Ramazanit, ato ditë të udhëtimit shpirtëror brenda vetes përmes vetësakrifikimit, janë rasti më i mirë për realizimin e një marrëdhënie më të afërt dhe më të drejtpërdrejtë me Zotin, për të ardhur me shpirt e trup të pastër dhe zemër të hapur në këtë ditë të madhe, në këtë festë të gëzueshme, që është Dita e Bajramit”, theksohet në mesazhin e urimit të presidentit.
 
Sipas tij kjo festë pas asaj sakrifice, është rasti fatlum për ndriçimin e shpirtit.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra