Festa e çmendur pas shpalljes kampion të Napolit, kthehet në tragjedi, 1 i vdekur dhe 200 të plagosur

Një i ri ka humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në Napoli, nga të shtënat me armë gjatë festimeve për fitoren e titullit kampion i Seria A.

26-vjeçari Vincenzo Cospito, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli. I riu nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Dinamika e asaj që ka ndodhur është ende duke u hetuar. Të plagosurit më të shumtë erdhën nga shpërthimi i fishekzjarreve, teksa kanë marrë ndihmë mjekësore.

Pas 33 vitesh Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i Seria A në Itali pas barazimit 1-1 me Udinesen. Me barazimin ndaj Udineses, Napoli ndodhet në kuotën e 80 pikëve, 16 më shumë se Lazio e vendit të dytë, duke e bërë të sigurt fitoren e titullit. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim