Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i Serie A në Itali pas barazimit 1-1 me Udinesen. Me barazimin ndaj Udineses, Napoli ndodhet në kuotën e 80 pikëve, 16 më shumë se Lazio e vendit të dytë, duke e bërë të sigurt fitoren e titullit.
Skuadra e Spaletit fiton titullin e tretë në histori në javën e 33 të Serie A.
Hera e fundit që Napoli kishte fituar një kampionat italian ishte në vitin 1990 kur skuadra kryesohej nga sulmuesi argjentinas Diego Armando Maradona.
Titulli i fituar pas 33 vitesh pritet të sjellë fesime të mëdha në Napoli! 100 mijë tifozë kërkuan të ishin ne stadium "Maradona" për te parë në ekrane gjigande ndeshje me Udinesen.
Festimet në Napoli
Komente

