Është viti i tretë që në këtë periudhë të vitit në Vaun e Dejës kthehet gjallëria. Janë emigrantët, të cilët i bashkon një festë të kthyer traditë, për ta. E kanë quajtur Festa e Emigrantëve.
"Ne u jemi shumë mirënjohës për kontributin që japin për familjet e tyre këtu dhe për komunitetin. Ne shpresojmë që të bëjmë më të mirën për të bërë që ata të investojnë e të rikthehen këtu", tha Kristian shkreli, Kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës.
Mbrëmja festive kulmoi me këngëtarët më në “zë” të momentit të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese për të pranishmit.
Edhe Lezha festoi Ditën e Shtegtarit në sheshin “Gjergj Kastrioti në Lezhë. Një feste kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
-
Dmth shteti krenohet qe kemi një diasporë kaq të madhe, që kemi kaq shumë njerëz të larguar dhe organizon festa! BENI DIÇKA TE KTHEHEN NJEREZIT, JO FESTA KOTI!!!
Përgjigju -
Mbas festes, te nesermen ( to be continued), historia vazhdon ne kete sens. Po shkojme ne Tirane, festa ishte shume e bukur per te qene e vertete. Shume mga mergimtaret, me pauzen qe mund te karakterizoje nje emigrant, i verejne ndryshimet dhe menjehere kalojne ne formen krahasore te 2 kryetareve te bashkise per epokat " e zhvillimit" qe kaloi vendi... Keshtu fillon dhe tregon njeri syresh, ne epoken e Bashes, pocaria e vazove te luleve u zhvillua shume ne Tirane. Industria e peodhimit te eneve te baltes dhe gipsit shenoi 60% te buxhetit te bashkise. Ky frymezim qe natyrisht vinte nga nostalgjia hollandeze kerkonte me shume ne shtrirje dhe keshtu nga pocaria e keshillit bashkiak te vazove me lule kaluam ne parqet e vilave qe natyra me pocarine te jetonin " qete".. Natyre e qete ishte piktura e epokes se Bashes. Epoka e Veliaj, kaloi ne modernizim te nostalgjise hollandeze, mqs Tirane ishte mbushur me dheun e pocarise, lali Eri e "gomezoi" idene ne ciklizem dhe linja rrugore per ciklistet, pikerisht ne zhvillimin dhe peroarimin e epokes se Bashe dmth Hollanda u plotesua me ciklistet dhe pocarine e luleve.... Post Scriptum: Une jam mergimtar nga Hollanda, e perse duhet te kthehem une ne Shqiperi, te punoj perseri ne pocari??! Ate pune bej ne Holland por paguhem me mire??! Keto jane reflektimet e festes se mergimtareve
Përgjigju










Komente
Komento