'Festa e Fërgesës' rikthehet për të katërtin vit radhazi, Veliaj jep lajmin e mirë: Kalaja e Tiranës do zgjerohet me hapësira të reja

Për të katërtin vit radhazi rikthehet në kryeqytet 'Festa e Fërgesës' në mjediset e Kalasë së Tiranës, duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tek Kalaja e Tiranës është krijuar një eko-sistem ku bëhet art, ku gatuhet, ku mbahet tradita shqiptare dhe ku gëlon jeta nga vendas dhe turistë.

Veliaj dha lajmin e mirë se Kalaja e Tiranës do të zgjerohet, duke i shtuar një tjetër hapësirë.

“Muret e Kalasë janë ruajtur në të dyja anët, ka jetë, ka ekonomi, punësohen dhe paguhen njerëz, vijnë turistë. Qyteti ka vlerë kur jetohet, jo kur myket për nostalgji. I kemi dhënë jetë kësaj hapësire, ndaj më vjen mirë që qeveria sapo ka miratuar edhe vendimin për t’u zgjeruar, të kemi edhe hapësirën tjetër të Kalasë, edhe shtëpinë e Libohovitëve, edhe shtëpinë e Sarajeve, për t’u siguruar që çfarë është trashëgimi e Tiranës të shijohet sa më shumë nga njerëzit”, u shpreh Veliaj.

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe e artizanëve, përmes panaireve dhe eventeve të vazhdueshme, është një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë nxitje ekonomisë lokale, por dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj. Ky aktivitet këtë herë mori një rëndësi të veçantë, duke qenë se edhe Tirana tashmë është hapur plotësisht pas përballjes me pandeminë e COVID-19.

Pamje nga festa në Kalanë e Tiranës

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'