Festa e gështenjës, e populloj si dikur edhe këtë fundjavë Shllakun. Oborri i kishës së “Shën Prendes” në qendër të fshatit për të gjashtin vit radhazi mblodhi banorë dhe vizitorë. Sipas traditës, festës i parapriu kremtimi i meshës.
Festa e Gështenjës e cila u iniciua nga banori Mark Gjeka e më tej gjeti dhe mbështetjen e bashkisë Vau Dejës ka për qëllim promovimin e Shllakut, një zonë malore mjaft tërheqëse vetëm 50 minuta larg qendrës së Shkodrës.
Zona e Shllakut është e njohur për kultivimin e gështenjës. Rreth 333 hektarë nga ekonomia pyjore e zonës janë vetëm gështenja, pjesa më e madhe e të cilave natyrore.
Festa e gështenjës po ndikon dhe në promovimin turistik të Shllakut, teksa tashmë po bëhet domosdoshmëri gjetja e mundësive për përpunimin e frutit në zonë, që mund t’u sjellë më shumë të ardhura familjeve vendase.









Komente
Komento