Festa e inatit dhe 'vallja' dibrane e Ilir Metës

Festa e inatit dhe 'vallja' dibrane e Ilir Metës

Presidenti Ilir Meta

E ndërsa Parlamenti diskutonte rreth raportit përfundimtar mbi shkarkimin e kreut të shtetit, në Presidencë hidhej “vallja” dhe këndohej kënga. Dukej si festa e fundit e Ilirit para shkarkimit, para largimit jo vetëm nga ajo godinë, por edhe nga politika. Nuk mund të mendohet se, pas shkarkimit nga detyra më e lartë që ai mbajti, të rikthehet në politikë. Ilir Meta ka hesape të vjetra dhe të reja për të “larë” me organet e drejtësisë.

Ai duhet të përgjigjet, dhe do të përgjigjet për gjithë historinë 30 vjeçare të “karrierës” së tij si politikan, biznesmen, kryetar partie, dhe deri bëmat e fundit në para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Largimi i Ilir Metës, është një ogur i mirë për çdo shqiptar të tmerruar nga fjalimet dhe veprimet antiligjore që ka parë dhe dëgjuar për afro 2 vite rresht. Largimi i Ilir Metës është një lajm i mirë për klasën e kalbur politike që mban peng të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve. Largimi i tij, është një lajm i mirë i organeve të reja të drejtësisë, të cilat kanë shansin historik të zbardhin gjithë shkeljet dhe veprimtarinë korruptive të një njeriu që erdhi nga jashtë dhe u bë “pasha” me poste politike dhe pasuri pushteti.

Festa e mbajtur në Presidencë ditën e shkarkimit, kënga dhe  vallja dibrane, ishin spaktakli i dështimit, dëshpërimit dhe frikës që Meta po ndjen nga ndëshkimi  ligjor.Vendi nuk mund të vazhdonte të përfaqësohej dhe drejtohej nga një militant partiak, nga një ish-pushtetar i akuzuar për afera të frikshme korruptive, pasi  ndihma dhe asistenca amerikane në Shqipëri, e fokusuar pikërisht në sistemin e drejtësisë, pikërisht këtë po synon. Shpallja “non-grata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan e emrave të njohur të politikës ballkanase dhe veçanarisht asaj shqiptare, po “ngushton” rrethin  edhe për emra të tjerë  veç Sali Berishës.

Turravrapi i ish-kryeministrit për të mbrojtur dinjitetin e tij me avokat të huaj në Francë, apo stisja që ai bën me ndonjë media të dorës së dytë në SHBA, përdorimi i ndonjë “miku kongresmen” për të kërkuar nga Sekretari Blinke arsyet e shpalljes “non-grata”, duket se kanë trembur seriozisht edhe Ilir Metën për fatin e tij. Shkarkimi  në Parlament, dhe festa në Presidencë, janë treguesit më domethënës të një veprimi të duhur ligjor nga mazhoranca, dhe  mungesës së seriozitetit nga njeriu në ikje.Sjellja e kreut të shtetit në ikje, ka qenë dhe mbetet e denjë, vetëm për një kryetar komune diku larg në male. Shqipëria vendi aleat i NATO-s, vend aderues në KE, dhe Bashkimin Europian, nuk mund të ketë një kryetar shteti si Ilir Meta. Eshtë fyerje kombëtare të kujtosh  dhe ridëgjosh  fjalimet dhe veprimet e tij para dhe gjatë fushatës elektorale. Eshtë turp, që na njollos të gjithëve, gjithë aktiviteti i tij si kryetar shteti, aq më tepër sulmet e paprincipta ndaj SHBA dhe vendeve të BE. Shkarkimi i tij është nevojë kombëtare, ndaj dhe ky Parlament po bën realitet një mision historik, që do tu shërbejë brezave që vijnë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 10/06/2021 06:15

    Tjetër Dibër njohim e tjetër na del. "Festoi,, fundin e tij si njē nga bastardët e 30-të vjetëve lajthitje e degjenerim shqiptar. Nuk di se çfar do të bëj me çupën Dibra por dhëndërrin do ta nxjerin tek porta.

    Përgjigju
  • Populli: 09/06/2021 19:01

    Kur e kapin gjelin per ta therur ai ja merr per te fundit here kenges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja