Me qëllim promovimin e turizmit është organizuar, festa e liqenit të Shkodrës. Kryebashkiaku Spahia foli për dy investime të rëndësishme që do të nisin së shpejti në pikën turistike të Shirokës.

Festa e liqenit të Shkodrës bëri bashkë në Shirokë me qindra të rinj, banorë të zonës dhe vizitorë nga Kosova. Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia me këtë njoftoi miratimin e lejes zhvillimore për dy investime të rëndësishme, siç janë rruga Shirokë – Zogaj, dhe faza e dytë e rehabilitimit të zonës së Shirokës.

"Dua të theksoj faktin se i kemi hapë rrugë investime duke dhënë leje për rrugën nga Shkodra deri në kufi në fshatin Zogaj, nëpërmjet krijimit të muzeut të liqenit", tha kryebashkiaku.

Pjesë e projekteve janë muzeu ujor i liqenit të Shkodrës dhe ndërtimi i dy moleve në Shirokë dhe në Zogaj.