Sot ‘7 marsi’, Report Tv vëzhgim në fshatrat e Kukësit dhe Selenicës! Mësuesja në fshatin Petkaj pret nxënësit me zile në dorë: Janë vetëm 10, shkak emigrimi

Këtë 7 Mars Report TV udhëtoi në fshatin Petkaj, ku mësojnë në kushte të vështira 10 nxënës të fillores në një klasë kolektive.

“Mësuesen e kam si nënën time të dytë. Ajo qëndron çdo ditë me ne që të na mësojë. I dhurova mësueses sot lule.

Mësuesja ime është më e mira në botë”- thanë nxënësit e klasës të cilët të gjithë kishin shkuar me një tufë lule për mësuesen e tyre.

Fëllënza Isufaj është mësuesja e vetme që shpjegon mësimin për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën. 31 vite mësuese në këtë fshat, Fëllënza Isufaj na tregon se deri para një dekade kishte 50 nxënës.

“Ka pasur nxënës me shumicë por tani ka rënë nga emigrimi. E vështirë është me klasa kolektive por janë të interesuar prindërit e nxënësit. Nxënësit i konsideroj si fëmijët e mi. Nxënës janë 10 një mësuese unë e vetme dhe një edukatore për kopshtin me 9 fëmijë. Më parë kanë qenë 40-50 fëmijë në shkollë”, tha mësuesja.

Vështirësitë janë të shumta, disa prej tyre udhëtojnë çdo ditë 3 kilometra në këmbë për të ndjekur mësimin.

“E vështirë është por ne ia dalim, rruga është e prishur ka fëmijë që bëjnë 3 km rrugë në këmbë për të mbërritur në shkollë. Rruga me gropa, kanë me kalu liqenin. E kanë vendbanimin larg. Vere e dimër i sjellin unë jam shumë e kënaqur me prindërit që i kanë sjelle dhe në kohë të keqe me shi.

Kam 31 vite që punoj këtu. Ka pasur nxënës me shumicë por për shkak të emigacionit ka rënë numri i nxënësve. Edhe ne me aq mundësi sa kemi, nxënësit i konsideroj si fëmijët e mi. Janë 10 nxënës dhe 1 mësues dhe 1 edukatore. Në mot shtohen dhe 4 nxënës. Më herët ka pasur rreth 30 nxënës, kemi punuar në 2 klasa kolektive, por emigrimi na ka lënë në këto kushte.Shpresojmë që vendi ynë të përmirësohet. Në parashkollor janë 9 veta”, tha mësuesja.

Qarku i Kukësit është më i prekuri nga emigrimi, mbi 80% e shkollave në zonat rurale janë mbyllur, ato që kanë mbetur janë bashkuar në klasa kolektive.

Shkolla të amortizuar dhe klasa kolektive gjen dhe në fshatrat e Lumit të Vlorës. Realiteti është i hidhur, fëmijët e fshatit Mazher ecin dy km për të mësuar në shkollën e Sevasterit, herë me këmbë e here me furgon.

“Mësueses i bëmë dhuratë lule. Jemi 8 nxënës në klasë jemi bashkuar me klasën tjetër jemi ëbrë 16 vetë. Vijmë nga mazheri në këmbë, kemi furgon zakonisht por sot nuk kishim. Sa ecni kur ska furgon? Gjysmë ore”, thanë nxënënësit.

Report Tv takoi këtë 7 Mars nxënës dhe prindër në Sevaster dhe Vajzë, të cilët kanë shqetësim kryesor mësimin në klasa kolektive.

“Ankohen fëmijët nuk kemi kushte. Mësimin e bëjmë bashkë nuk është mësim në realitet. 4 fëmijë në klasë të 6 dhe 3 në klasë të 5. Kanë ikur njerëzit është në rënie çdo gjë. Të merr malli të dëgjosh zë fëmije...”, thonë ata.

Në shkollat e fshatrave të Selenicës mungojnë investimet, ndërsa numri i nxënësve është përgjysmuar në dekadën e fundit. Aktualisht në shkollën 9-vjecare të Sevasterit mësojnë 50 nxënës, ndërsa në shkollën e mesme dhe 9-vjeçare të Vajzës rreth 80 nxënës.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 07/03/2023 13:53

    Shkoni me vrap jepjani voten ketyre qe jo ti votoni por keta duhet ti coni ne trekembesha dhe ti varni mu tek sheshi Skenderbej sepse burgu eshte kapak floriri per te gjithe te zezat qe i kane sjelle dhe po i sjellin ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb