Entuziazmi i fillimit të festimeve është ndërprerë gjatë fjalës të kryeministrit Berisha. Me sa duket kryeministri është ndjerë keq gjatë fjalës në pallatin e Kongreseve. Ai është shoqëruar nga anëtar të stafit të tij para përfundimit të fjalimit. Burime bëjnë të ditur se kryeministrit i ka rënë tensioni në mes të fjalimit.
Festa ka mbledhur sot maxhorancën dhe simpatizantët e saj në pallatin e kongreseve. Të pranishëm në festë kanë Qenë edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE. Por në ambientet e pallatit të kongreseve është ndjerë mungesa e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ka kujtuar momentet e tranzicionit dhe rënies së diktaturës komuniste dhe arritjet e vendit në 21 vitet e fundit.
“Fillimi i viteve 90 na gjeti një popull të skllavëruar, ishim vendi ku 20 vite më parë liria dënohej. Por ne të gjithë me në krye Azem Hajdarin ja dolëm të mposhtim Golian tonë. Viti 90 është ditëlindja e lirisë së cdo Shqiptari”.