Festa e Pezës hap siparin
e tri ditëve të mëdha festive

Festa e Pezës hap siparin<br />e tri ditëve të mëdha festive
Mes këngësh, vallesh e shumë lumturie janë fëmijët të parët që kanë nisur të shijojnë këtë festë. Grupi i cirkut kombëtar i mbërritur në Pezë ka nisur të ndezë atmosferën për të pritur në orët e vona të mbrëmjes e deri të mërkurën qindra qytetarë vizitorë.
 
Ashtu sikundër edhe ishte premtuar më herët nga kryebashkiaku Erion Veliaj, festa do të ketë në qendër edhe promovimin e produkteve të zonës për tri ditë me radhë.
 
Fesata do të zgjasë deri ditën e mërkurë kur do të arrijë edhe kulmin e festimeve me një koncert muzikor, me numra cirku e me zjarre partizanësh në mbrëmje.
 
Për të gjithë qytetarët që duan ti bashkohen kësaj feste janë vënë në dispozicion autobusë të cilët nisen nga qendra e Tiranës çdo 30 minuta.

peze
Foto të tjera

peze

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve