Bashkia e Tiranës po vazhdon punën edhe ditën e diel duke i dhënë dorën përfundimtare aktivitetit që do të zhvillohet gjatë tre ditëve në Pezë.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar punonjësit të cilët edhe ditën e diel po kujdesen për aktivitetin që do organizohet në përkujtim të koferencës së Pezës.

"14-15-16 shtator, aktivitete për çdo moshë në Pezë. Faleminderit punonjësve të Bashkisë Tiranë, për një fundjavë pune që çdo gjë të jetë gati për 3 ditë magjike në Peze, lagjja më e re e Tiranës. Merr familjen dhe eja" – ka shkruar Veliaj.

Më parë Veliaj ka prezantuar programin e aktivitetit për 3 ditët e festës në Pezë, në të cilat do të ketë panair kulinarie, lojëra për fëmijë, shfaqje cirku, këngë partizane, ekspozitë fotografie dhe muzikë.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)