Kreu i Shtetit shqiptar uron Presidentin Mattarella me rastin e Festës së Republikës Italiane të 2 qershorit. Presidenti Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Italiane Sergio Mattarella.
Italia feston në 2 qershor festën e Republikës. Më 2 dhe 3 qershor 1946 mbahej, në fakt, referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes, monarki apo republikë, që donin t’i jepnin vendit, pas rënies së fashizmit. Pas 85 vitesh mbretëriItalia bëhej Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigruan.
Në të gjithë botën ambasadat italiane organizojnë festime, ku ftohen Krerët e Shtetit pritës. Para formimit të Republikës, festa kombëtare italiane ishte të dielën e parë të qershorit, festa e Statutit Albertin. Vetëm më 2001 me shtytjen e Presidentit të atëhershëm të Republikës, Carlo Azeglio Ciampi, qeveria e dytë Amato, me ligjin n. 336 të datës 20 nëntor 2000, pati sjellë festimet me 2 qershor e që pastaj u bë ditë festive.
Ja mesazhi i plotë i urimit:"I nderuar Zoti President
Kremtimi Festës së Republikës Italiane, më jep kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe të popullit shqiptar, t’Ju dërgoj Juve dhe popullit mik italian urimet më të ngrohta e më miqësore.
Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë të shënuar për vendin dhe popullin tuaj, të shpreh edhe njëherë mirënjohjen në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi, për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në dy dekadat e fundit. Ndihma e Italisë për rimëkëmbjen ekonomike pas rënies së komunizmit, si dhe mbështetja e gjithanshme për anëtarësimin në NATO dhe procesin e afrimit të vendit me Bashkimin Evropian, mbeten të pazëvendësueshme.
Gjithashtu, dëshiroj që të theksoj se, falë lidhjeve historike e kulturore të miqësisë, si dhe bashkëpunimit shumëdimensional ekonomik e shoqëror, sot trashëgojmë marrëdhënie të shkëlqyera të një partneriteti strategjik, me të gjitha mundësitë për t’i zhvilluar e thelluar ato më tej.
Duke ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 4149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28