Besimtarët ortodokse nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të kremtuar festën e Shën Johan Vladimirit në Manastirin që mban emrin e shenjtit.

Qytetarë të shumtë shkuan në fshatin Shijon, të cilët ndezën qirinj në Manastir dhe u lutën.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të ketë festë dhe një sërë aktivitetesh të planifikuara.

Shën Johan Vladimirit, disa shekuj më parë, besohet se nisi predikimin e fesë ortodokse në këto zona. Ndaj dhe çdo vit në 4 qershor, besimtarët ortodokse nga Shqipëria por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi mblidhen për të kremtuar këtë festë në Manastirin që mban emrin e shenjtit Johan Vladimir.

Vendlindja e Shën Johan Vladimirit është Kraja e Malit të Zi, ndërsa eshtrat janë zhvendosur në Durrës gjatë Mesjetës e më pas në Elbasan. Pas djegies së manastirit eshtrat u vendosën në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ndërsa manastiri në fshatin Shijon, që mban emrin e shenjtit, është rindërtuar vite më pas.

1622753517_Sequence03.00000703.Still011.jpg

Besimtarët duke ndezur qirinj në Manastirin e Shën Johan Vladimirit