Një prej dueleve më të rëndësishme të Kategorisë së Parë këtë javë, Flamurtari-Besa, është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Ndeshja ishte parashikuar të luhej sot në orën 16:00, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike është shtyrë. Që në momentin e parë arbitrat vunë re se shiu i rrëmbyeshëm e kishte vështirësuar shumë terrenin e fushës, ndërsa paravërisht pritjes situata nuk u përmirësua, pasi shiu binte vazhdimisht.
Për rrjedhojë ndeshja do të luhet në një moment tjetër, me skuadrat që në këtë takim kërkon patjetër 3 pikët. Flamurtari që kërkon të rikthehetë në elitë dhe që ka 17 pikë renditet në vendin e 6, ndërsa Besa e Kavajës renditet e 2 më 4 pikë më shumë se vlonjatët.










Komente
Komento