Festa Kombëtare e Egjiptit, Ilir Meta shfaqet i qeshur krah ambasadores Yuri Kim

Festa Kombëtare e Egjiptit, Ilir Meta shfaqet i qeshur krah ambasadores Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në pritjen e Ambasadës së Egjiptit me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Në një postim në Twitter, Meta shfaqet në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim, teksa të dy shihen duke qeshur.

Kreu i Shtetit shkruan se është i vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve.

“I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Alsisi Official. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta në Tëitter.

Meta i pranishëm në festën Kombëtare të Egjiptit

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje