Janë kompanitë “Tabacco Holding Grup” dhe "Kuinda" të familjes së njohur pogradecare Fezollari që drejtohet nga vëllezerit Bajram dhe Lirim që në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve kanë menduar për ta duke shpërndarë ndihma me ushqime për këto familje në nevojë.
Dhuratat përfshijnë produkte ushqimore dhe asortimente të ndryshme. Bajram Fezollari thotë se kjo nismë është kthyer në një tradite dhe zotohet se familja Fezollari do tu gjendet përherë pranë njerëzve në nevojë.
Nisma është përshendetur edhe nga drejtuesit lokalë e vendor të këtij rrethi. Kryebashkiaku Eduart Kapri bëri apel që nismën e familjes Fezollari dhe komaonisë“Tabacco Holding Grup” ta ndjekin edhe të tjerë.
Në këto vigjilje festash Kompanitë “Tabacco Holding Grup” dhe "Kuinda" kanë shpërndarë ndihma në ushqime edhe për rreth 1000 familje të tjera në Tiranë, Librazhd, Korçë dhe Elbasan. /Report Tv/
Redaksia online
(Shqiptarja,com)