/ATSH/-Autoriti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar kontrollin në tregjet e shitjes së ushqimeve, për të garantuar konsumatorët për cilësinë e produkteve.
Fluksi në rritje i blerjeve që paraprijnë tradicionalisht festat e fundvitit ka nxiur inspektorët e AKU të shtojnë kontrollet për cilësinë e ushqimeve në tregjet e vendit. Burime nga AKU bëjnë të ditur se, aksioni do të përfshijë jo vetëm kontrollin e njësive të shitjes por të gjitha njësitë e përpunimit të produkteve ushqimore, si edhe magazinat e mëdha.
Kontrollet e AKU-së për sigurinë e produkteve ushqimore, kanë vijuar edhe në thertoret e tregtarët ambulantë.
Ndërsa inspektim i vecantë pritet të shtrihet edhe në tregjet e gjësë së gjallë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apelon që konksumatorët të konsumojnë e blejnë,veçanërit prodhimet shtazore, në markatot e liçensuar. Që nga fillimi i këtij viti, AKU po përpiqet të mbajë nën kontroll të rreptë tregjet e hapura dhe po punon për disiplinimin e plotë të punës që lidhet me to. Por krahas saj, AKU këshillon që edhe vetë konsumatorët duhet të tregojnë kujdes në blerjen e produkteve shtazore duke zgjedhur vetëm njësitë e liçensuara dhe mall të çertifikuar për të patur siguri maksimale, sidomos gjatë festave të fundvitit
/Shqiptarja.com