Festat e fundvitit ANTA
hap tenderin 17 milionë lekë

Festat e fundvitit ANTA <br />hap tenderin 17 milionë lekë
TIRANE- Festat e fundvitit i kanë mjaftuar Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror që të parashikojë një shpenzim jo të vogël. ANTA ka bërë një kërkesë për propozime si formë të prokurimit publik me objekt prokurimi "Shërbimi për darkën e Vitit të Ri 2012 për punonjësit e ANTA sh.a". Sipas dokumentit që disponon "Lajmifundit" mësohet se fondi limit i përcaktuar për këtë prokurim është 1 700 000 (një milion e shtatëqind mijë) lekë pa TVSH (ndryshe, 17 milion lekë të vjetra), vënë në dispozicion nga të ardhurat e ANTA sh.a. Afati i ekzekutimit të kontratës paraqitet në formën "Një mbrëmje festive për festen e Vitit e Ri me muzikë në datën 28.12.2011 nga ora 20:00 deri në orën 04:00". Data e zhvillimit të tenderit është përcaktuar 12.12.2011, ora 09:00 ndërsa vendi i zhvillimit të Tenderit është Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror sha, Rinas. Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA sh.a.) është në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kjo agjensi ka statusin e shoqërisë aksionere ku 100 % të aksioneve i zotëron shteti shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg