Festat e fundvitit çojnë euron në pikiatë, monedha europiane këmbehet me 121.5 lekë

Festat e fundvitit mposhtin monedhën e përbashkët evropiane euro, e cila vetëm në 23 ditë të këtij muaj ka humbur më shumë se një pikë, duke arritur të këmbehet me pak më shumë se 121 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këtë të hënë është këmbyer me 121.51 lekë, duke u ulur 1.1 pikë nga data 2 dhjetor e këtij viti.

Ndërkohë, referuar shifrave të së njëjtës periudhë të një viti më parë, euro këmbehej me 124 lekë në fillim të dhjetorit 2018 dhe më pas pati zbritur në 122.9 lekë në 21 dhjetor 2018.

Luhatja e kursit të këmbimit ka qenë e vazhdueshme në dy vitet e fundit, por sa i takon këtij viti ajo nivelin më të lartë të nënçmimit e arriti në 5 gusht teksa 1 euro këmbehej me 120.7 lekë, nga 125 lekë që këmbehej në vitin 2018.

Banka e Shqipërisë rënien e monedhës evropiane në korrik dhe gusht e argumentonte me efektin sezonal pasi ishte sezoni veror dhe fluksi i hyrjeve të euros në vend ishte në nivel tepër të lartë.

I njëjti argument jepet edhe për periudhën e fundvitit, pasi në prag të Krishtlindjeve emigrantët sjellin më shumë të ardhura në vend, dhe për pasojë stoku i valutës rritet dhe euro vijon të zhvlerësohet, duke sjellë një mbiçmim të monedhës kombëtare.

Ky fenomen ka pasoja të ndryshme. Ata që paguajnë kredi në euro kanë lehtësim në shpenzime. Por ata që ngrenë më së shumti shqetësimin për këtë situatë janë përfaqësuesit e fasonerisë, të cilët pohojnë se janë drejt falimentimit, pasi kontratat i kanë lidhur me kurs tjetër këmbimi.

Në muajin qershor biznesi fason pati paralajmëruar protesta dhe mosbindje fiskale nëse nga Banka e Shqipërisë nuk do të kishte një reagim.

Nga ana tjetër Florian Zekja përfaqësues i biznesit fason ka thënë për Report TV se ndërmarrjet po përballen me dilemën nëse do të vazhdojnë punën vitin që vjen apo të mbyllin bizneset.

“Rënia e Euro po ven akoma më në vështirësi biznesin tonë. E vetmja rrugë ka ngelur gjetja e klientëve të rinj dhe kontratave të reja me kurs tjetër euro. Normalisht që biznesi ynë këtë vit do ndodhet në një udhëkryq për perspektivën sepse edhe situata në Evropë nul është nga më të mirat. Si pasojë shumë ndërmarrje të mesme dhe të vogla do përballen me dilemën e vazhdimit të punës apo reduktimit. Nëqoftëse nuk ndërhyhet me subvencionime direkt nga ana e qeverisë për projekte reale për rinovimin e teknologjisë,situata vitin e ardhshëm do jetë mjaft e paqartë”.

Tashmë burime pranë biznesit fason thonë për Report TV që humbjet janë miliona euro dhe se shumë kontrata janë anuluar për shkak se ishin lidhur me kurs këmbimi shumë më të lartë se kursi aktual.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet