Rreth 1000 fëmijë nga zonat rurale të Lezhës u surprizuan këto ditë nga ardhja e “Babagjyshit të Vitit të Ri”, i cili u shpërndau atyre pako festive.
‘Elfët’ e organizatës “Round Table Albania” udhëtuan në disa shkolla të njësive administrative për të takuar nga afër fëmijët dhe për të parë buzëqeshjet e tyre teksa zbulonin surprizat e përgatitura nga bashkëmoshatarët e tyre gjermanë. Realizimin e kësaj nisme u bë e mundur fale koordinimi te Bashkisë Lezhë dhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit, të cilat ofruan çdo lehtësi që pakot festive të mbërrinin tek fëmijët. Presidenti i “Christmas Package Convoy”, Stefan Harrichhausen, u shpreh i lumtur që ndodhej në Lezhë dhe që pa nga afër gëzimin e fëmijëve teksa merrnin dhuratat festive.
“Për 2 ditë kemi udhëtuar pas asnjë ndalesë nga Gjermania në Tiranë dhe 3 ditë që shpërndajmë dhurata nëpër qytete dhe fshatra. Jamë shumë i lumtur dhe krenar për këdo që ka kontribuar që ne të ishim këtu”, tha Stefan Harrichhausen – President i “Christmas Package Convoy”.
Ndërkohe përfaqësuesi i grupit të të rinjve në Shqipëri Erjon Dashi, tha se ky është vetëm bashkëpunimi i parë dhe se janë hedhur tashmë bazat për një bashkëpunim afatgjatë.
“Për ne ishte eksperienca e parë që nisëm këtë iniciativë dhe me të vërtetë feedback që kemi marrë ishte një gëzim pa masë kur shihnim sytë e fëmijëve që mezi i prisnin këto dhurata. Mendoj se dhe për ne ka qenë një realizim shumë i madh shpirtëror. Për të gjithë djemtë e “Round Table Albania” ishte një kënaqësi e madhe Shpresoj të jetë një vazhdueshmëri dhe për vitet e ardhshme”, tha Erjon Dashi Përfaqësues i të Rinjve.
Pakot festive u shpërndanë për fëmijë të moshave 3 deri në 11 vjeç, në shkollat e njësive administrative të Bashkisë Lezhë. Për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë për fëmijët lezhjanë, kryetari i Bashkisë Lezhë u akordoi certifikata mirënjohjeje dy grupimeve të përfshira në këtë iniciativë.
Komente









