Festat e fundvitit, fluks në Kakavijë, në 72 orë kthehen në atdhe 15 mijë emigrantë! Në Kapshticë qytetarët në radhë: Kemi dy orë që presim

Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive. Fluks emigrantësh ka patur në pikën kufitare të Kakavijës, përmes së cilës në 72 orët e fundit kanë hyrë rreth 15 mijë persona. Ndërsa, në pikën kufitare të Kapshticës, në 24 orët e fundit janë futur 5772 emigrantë.

Për shkak të fluksit të lartë, në pikën kufitare të Kakavijës po punohet me tre sportele, si nga pala shqiptare, po ashtu edhe ajo greke. Qytetarët thanë për Report Tv se nuk ka pasur shumë radhë dhe kanë kaluar kufirin për 20 ose 30 minuta.

“Ka pasur shumë radhë. Po bëhej nami atje poshtë. Greku me nga tre a katër”, tha një prej emigrantëve.
Jeni vonuar shumë? Jo, jo. Ka pasur plot radhë. Pala greke po punon me tre”, tha një tjetër.
Mirë menaxhohej mirë.
Jo s’jemi vonuar shumë. Nja 20 minuta. Erdhëm nga Athina.
As gjysmë ore, nuk kishte shumë fluks. Po punojnë me tre katër sportele”, thanë emigrantët.

Por krejt ndryshe paraqitet situata në Kapshticë, ku radha e automjeteve është aq e gjatë, saqë emigrantët detyrohen të presin rreth 2 orë.

"2 orë, nuk ndryshojmë ne, shumë vështirë me ndryshu. Organizim nuk ka, këtu si me qenë njerëz që janë për herë të parë, sikur janë duke bërë prova, jo se janë doganierë të rregullt.
Kemi nja dy orë që po presim. Edhe nja dy-tre orë të tjera derisa të kalojmë matanë.
1 orë e 30 minuta në radhë. Turp”, thonë emigrantët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:06
Festat e fundvitit, në 24 orët e fundit mbi 5 mijë emigrantë janë kthyer në atdhe nga pika e Kapshticës: Pritëm dy orë në radhë

Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive. Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës kanë hyrë 5772 shtetas ndërsa numër më i vogël është regjistruar në dalje të saj, konkretisht 2462 shtetas.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës të shumtë janë qytetarët që po presin në radhë kilometrike. Sipas qytetarëve kanë më shumë se 2 orë që presin në radhë mes temperaturave të ulëta.

“Kemi dy orë që presim në radhë. Ca kalojnë pa radhë, neve rrimë në radhë këtu. Me rrinë atje zotërinjtë bredhin kafeneve. Turp t’iu vijë. Mjerë kush lenë fëmijët në Shqipëri, një prind duhet të thotë ia arrita qëllimit vetëm kur ka larguar fëmijët nga Shqipëria. Po shkoj për në Selanik, kam fëmijë të sëmurë në makinë dhe më rrinë më pinë kafe.

2 orë, nuk ndryshojmë ne, shumë vështirë me ndryshu. Organizim nuk ka, këtu si me qenë njerëz që janë për herë të parë, sikur janë duke bërë prova, jo se janë doganierë të rregullt. Për shumë vjet festat.

Kemi nja dy orë që po presim. Edhe nja dy-tre orë të tjera derisa të kalojmë matanë.

1 orë e 30 minuta në radhë. Turp”, thonë emigrantët.

Në të dyja krahët fluksi është shumë i madh por sipas informacioneve nga policia për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë ne vendin tonë pala shqiptare rrit numrin e sporteleve në varësi të situatës. Ajo që bëhet e ditur po nga policia kufitarë është se fluksi më i lartë regjistrohet gjatë paradites.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë