KUKES - Për ditët e fundvitit, Policia Rrugore e qarkut të Kukësit, ka vënë në jetë një plan operacional masash për të minimizuar numrin e aksidenteve në segmentin Kalimash-Kukës-Morinë, të Rrugës së Kombit. 

Sipas policisë rrugore, gjatë këtyre ditëve, kur edhe trafiku në autostradë është I rënduar, për shkak të ardhjes së emigrantëve kosovarë , janë shtuar patrullat dhe kontrollet. 

Në të njëjtën kohë janë rritur masat e sigurisë në rrugë për shkak të mjegullës dhe ngricave në mëngjes dhe në mbrëmje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)