Dhurata për fundvitin si dhe takim i ngohtë mes fëmijëve dhe nënave që janë të privuara nga liria dhe që po vuajnë dënimin e tyre në ‘’Burgun 325’’ Ali Demi.
Dhuratat për fëmijët e të dënuarave por edhe e punojësve të burgut, u siguruan në mënyrë vullnetare nga punonjës të prezencës së OSBE-së, si dhe humanitarë të tjerë, të cilët i janë afruar këtij institucioni për të ofruar kontributin e tyre.
Robert Willton, kreu i delegacionittë OSBE-së përveç urimeve për një vit më të mirë, tregoi se dhuratat ishin kontribut vullnetar i punonjësve.
‘’Kjo nuk është vizitë zyrtate, kjo shtë një vepër jo zyrtare. Jemi këtu sidomos për fëmijët. Kemi grumbulluar disa dhurata për fëmijës në shenjë respekti’’, u shpreh Robert Willton.
Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali, premtoi punësim dhe strehim për zonjat që do të dalin nga vendi ku vuajnë dënimin e tyre.
‘’Jemi shumë të impenjuara për të ndihmuar grupet në nevojë. Këto gra të cilat janë privuara nga liria janë natyrisht një grup që ka nevojë për mbeshtjetjen e bashkisë së Tiranës’’, u shpreh Paskali.
Fëmijët, nënat e të cilave po vuajnë dënimin, kanë të drejtën e takimit me to 4 herë në muaj. Por jo gjithmonë këto nëna kanë mundësinë të përqafojnë fëmijët e tyre, pasi baballarët, jashtë hekurave të burgut, nuk jau sjellin fëmijët. Edhe pse në kushte të tilla sërish ka shpresë.
‘’Ky është një aktivitet i bukur që po zhvillohet në një frymë dashurie dhe mirëkuptimi ndaj dhe një herë faleminderit për pjesëmarrjen tuaj’’, u shpreh Xhoi Jakaj.
Përqafimet e fëmijëve nuk munguan, ashtu si nuk munguan as urimet që së shpejti marrëdhëniet nënë-fëmijë të mos pengohen nga hekurat e burgut, por të jenë të lirë dhe një familje.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO