Festat e fundvitit, rriten
çmimet në tregjet e Tiranës

Festat e fundvitit, rriten <br />çmimet në tregjet e Tiranës
TIRANE- Një javë para se festes se Krishtlindjeve e ne kohen kur Viti i ri është ne prag, çmimet në tregjet e Tiranës kanë pësuar rritje. Megjithe kontrollet e inspektoreve te bashkise, te cilët pak dite me pare bene publike edhe çmimet mesatare për te frenuar abuzimet, ne treg shtrenjtimi është i dukshëm, sidomos për fruta - perimet.

Një nga tregjet me çmimet me te larta është ai i Pazarit të Ri në sheshin Avni Rustemi, ku përveç 2 – fishimit të çmimeve për disa produkte, tregtarët nuk publikojnë vlerën e mallit. Kështu, të përqendruar më tepër të fruta-perimet, shitësit kanë bërë dhe rritjet e tyre sipas llojit të artikullit. Ndërkohë që edhe tregu i shumicës te Uzina Dinamo ka disa luhatje në krahasim me çmimet preferenciale të vendosura nga Tabela e Bashkisë së Tiranës, por në këtë vend abuzimi duket më i ulët.

Tregtarët thonë se çmimet për këtë vit janë normale dhe se kontrolli Bashkia është i përditshëm. Nga ana tjetër edhe shitësit e pakicës prononcohen se nuk ka patur abuzim nga tregtarët e dorës së parë. Fenomeni i rritjes së çmimeve gjatë festave është një shqetësim i përvitshëm për qytetarët. Këtë vit bashkia e Tiranës ka ngritur Task forcën e saj për të parandaluar një abuzim të radhës nga festat e fundvitit, raporton vizion plus.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut