Festat e fundvitit, sekuestrohen 12 metër kub fishekzjarresh e kapsollash në Tiranë, në pranga një person, nën hetim një tjetër (Pamjet)

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 12 metër kub lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Në pranga ka përfunduar pronari i tyre me iniciale V.M, si dhe është nën hetim pronarja e subjektit që i kishte vënë në dispozicion ambientin për magazinimin e tyre.

Sasia e lëndëve piroteknike është gjetur tek tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, jashtë çdo kushti të sigurisë teknike dhe të futura kontrabandë.

Të gjithë personat e përfshirë në aktivitet të tillë akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Gjatë kontrolleve të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, në të gjithë vendin janë konstatuar  e goditur edhe disa raste të tjera në Dibër, Tiranë, Durrës, Lezhë e Korçë, ku janë vendosur nën hetim 5 persona.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 378 subjekte, dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete, si dhe tregje të shumicës.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari