Festat e fundvitit 'blindojnë' Rinasin, masa shtrënguese për parandalim e kalimit ilegal me dokumente false drejt BE

Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin ka ndërmarrë një plan masash në të gjitha pikat kufitare, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-dalje në Aeroportin e Rinasit por edhe në porte. E përpos përballimit të fluksit të emigrantëve që udhëtojnë brenda e jashtë vendit me rastine festive të fundvitit, një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kjo pasi vit pas viti, kryesisht nga Aeroporti i Rinasit ka pasur një numër të lart personash të cilët nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, tentojnë të largohen ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Vetëm në këtë vit, policia e Rinasit ka mundur të parandalojë rreth 300 persona të cilët kanë tentuar të largohen në mënyrë ilegale, duke u proceduar më pas për kalim të paligjshëm të kufirit apo edhe për falsifikim të dokumentave. Burime pranë policisë sqarojnë se pjesa më e madhe e këtyre personave nga vendi ynë kalojnë me dokumentet të sakta e më tej në vendet e Shengen-it përdorin ato të falsifikuara, si greke e italiane. Pas kontrolleve të imtësishme të kryer ndaj këtyre personave është zbuluar se dokumentete e falsifikuara fshiheshin në pjesë të ndryshme të trupit, si në atlete e veshmbathje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit