Kjo është panorama që të ofron tregu i frutave dhe perimeve në Durrës, në prag të festave të fundvitit.
Viti i vështirë financiar reflektohet dhe te blerjet, teksa tregu agro-ushqimor duket thuajse i boshatisur.
Ndonëse çmimet nuk janë shtrenjtuar, qytetarët thonë se nuk kanë mundësi financiare për të kryer shumë shpenzime, ndërsa të tjerë do të jenë të detyruar të prekin kursimet, në mënyrë që tryezat e tyre të kenë produktet bazë.
“Çtë flasësh për çmime. Kështu ka qenë gjithmonë, jemi mësuar të vuajmë. Ne kemi punuar, kemi krijuar një farë rezerve për të bërë blerje. Dhe mundet që të na mungojnë produkte”- thonë banorët
Tregtarët nga ana tjetër shprehen se produktet e tyre janë të lira, por shumë prej qytetarëve që ata njohin si blerës të rregull, kanë emigruar dhe ata pak që kanë mbetur janë duke u varfëruar.
"Nuk ka fuqi blerëse. Nuk ka këmbë njeriu, kanë ikur të gjithë...."- tha një tregtar.
Lajmi kryesor: