Festohet Lindja e Krishtit, atmosferë festive në vend! Mbahet mesha në Katedralen 'Shën Pali', besimtarët luten për mbarësi: Zoti ju ndihmoftë (VIDEO)

TIRANË- Atmosfera e Krishtlindjeve ka pushtuar të gjithë vendin. Sheshi ‘Skënderbej’ ka mbledhur rreth vetes qindra qytetarë, disa duke bërë foto pranë pemës, të tjerët të konsumojnë një pije në shoqëri të mirë, e të tjerë në pritje të koncertit që do të mbahet në qendër.

Tërmeti, pandemia dhe lufta, kanë ndikuar në jetën e gjithsecilit, e për pasojë në këtë vigjilje të Krishtlindjeve, urimet janë për një vit sa më të mbarë. Për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj, qytetarët shprehen se atmosfera është shumë e mirë.

“Uroj gjithë besimtarët gëzuar Krishtlindjen. Gëzuar”

“Më duhet atmosferë shumë e mirë”.

“Tirana më duhet shumë bukur, më pëlqen pema, dritat, lojërat, akoma nuk kam bërë foto të pema”.

“Më duket shumë bukur. Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë”

“Më duket shumë atmosferë e bukur”.

“Atmosfera super, jam emigrantë në Çeki, po festoj festat këtu”, tregojnë qytetarët.

Para nisjes së meshës në Katedralen e Shën Palit, besimtarët kanë dhënë urimet e tyre dhe kanë zbuluar edhe se si festojnë këtë datë të rëndësishme në kalendar.

“Fakti që s’ka pandemi është gjëja më e mirë, e ndjejmë atmosferën, por mungon entuziazmi i festave që kanë qenë më parë, varfëria largimi bën të veten”.

“Gëzuar Krishtlindjen dhe Zoti ju ndihmoftë. Atmosfera më duket shumë e mirë”.

“Gëzuar Krishlindjet. Në bëjmë byrek me arra, tavolinën e mbajmë të shtruar deri në 12:00 të natës. Lutemi për fëmijët dhe besimtarët kudo që ndodhen. S’duhet të merremi me politikan, se këto na e nxinë jetën”, janë shprehur disa besimtarë.

Në prag të Krishtlindjes, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra bën thirrje që të gjithë të bashkohen për të krijuar kulturë paqeje. Sipas tij, lufta në Ukrainë është duke prishur fytyrën e bukur të Evropës dhe duke lënë pasoja në ekonominë botërore, përfshi edhe Shqipërinë. Viti i vështirë financiar reflektohet dhe te blerjet, teksa tregjet agro-ushqimore janë thuajse të boshatisura.

Report Tv solli edhe panoramën në qytetin e Vlorës, ku gazetari Armand Xhelili shprehet se atmosfera është më e vakët krahasuar me vitin e kaluar. Një arsye, sipas gazetarit janë temperaturat e larta, pra mungesa e dëborës që karakterizon edhe festat e fundvitit, si edhe çmimet e larta që kanë qenë këtë vit. Për pasojë qytetarët, kanë zgjedhur që të qëndrojnë në shtëpi.

Mirëpo në ndryshim nga Vlora, Korça dhe Pogradeci, vijon të jetë qytetet më të preferuara të qytetarëve. Siç mund të shihet në pamje, sot është parë një trafik shumë i rënduar. Radha është kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan. 

Shqiptarja.com dhe Report Tv uron të gjithë besimtarët ‘Gëzuar Krishlindjen’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Mbahet mesha në Katedralen e ‘Shën Palit’, besimtarët: Mungon entuziazmi si dikur! Lutemi për të gjithë, s’merremi me politikën

 

Pak para nisjes së meshës në Katedralen e Shën Palit, besimtarët kanë dhënë urimet e tyre dhe kanë zbuluar edhe se si festojnë.

“Fakti që s’ka pandemi është gjëja më e mirë, e ndjejmë atmosferën, por mungon entuziazmi i festave që kanë qenë më parë, varfëria largimi bën të veten”.

“Gëzuar Krishtlindjen dhe Zoti ju ndihmoftë. Atmosfera më duket shumë e mirë”.

“Gëzuar Krishlindjet. Në bëjmë byrek me arra, tavolinën e mbajmë të shtruar deri në 12:00 të natës. Lutemi për fëmijët dhe besimtarët kudo që ndodhen. S’duhet të merremi me politikan, se këto na e nxinë jetën”, janë shprehur disa besimtarë.

Ora 19:33
Tirana shndrin! Mijëra qytetarë festojnë në shesh në vigjilje të Krishtlindjeve, Veliaj: Përqafohuni fort, sepse pasuria më e madhe jeni vetë ju

Tirana po shndrin në prag të vigjiljeve të Krishtilindjeve! Sipas traditës, qytetarët kanë mbërritur në shesh, aty ku të gjithë së bashku nën dritat e pemës, festojnë pranë të dashurve të tyre.

Me një mesazh të fortë aq sa edhe simbolik, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj çeli mbrëmjen festive të koncertit në kryeqytet.

Nën tingujt e muzikës tipike të festave të fundvitit, me slita, babagjysh e drita shumëngjyrëshe, Tirana sot u vesh me ngrohtësinë e familjeve, të moshuarve e fëmijëve që festojnë.

Duke e konsideruar metropolin me arritjet e fundit si të jashtëzakonshëm, Veliaj u ndal edhe tek sfidat. Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri thirrje se së bashku, me altruizëm e dashamirësi për të tjerët mund të kapërcejmë çdo gjë! 

“Jemi popull që kemi njëri-tjetrin, sepse aseti që kemi në këtë qytet nuk janë pllakat as rrugët, por njerëzit! Ndaj përqafohuni fort, sepse pasuria më e madhe jeni vetë ju!”- tha kryebashkiaku Veliaj.

Kështu vijoi edhe koncerti, ku të parët që rrëmbyen skenën ishin këngëtarët, për të përcjellë kështu tingujt e hareshëm të festave të fundvitit.

Ora 17:31
Festat e Krishtlindjeve/ Fluks automjetesh në autostradën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar! Qytetarët zgjedhin Korçën e Pogradecin për të kaluar pushimet

 

Prej disa orësh, në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar një varg i madh kilometrik i automjeteve të cilët i drejtohen qytetit të Elbasanit dhe më pas marrin drejtime për në Peqin. Por, shumica e automjeteve është drejtuar në Korçë dhe Pogradec.

Policia është ne terren për tëë normalizuar situatën siç duke dhe nga pamjet që përcjell Reportv tv duket qartë vargu kilometrik.

Ora 17:20
Festat e fundvitit/ Tregjet në Durrës të boshatisur, tregtarët: S'ka fuqi blerëse, kanë ikur të gjithë

Kjo është panorama që të ofron tregu i frutave dhe perimeve në Durrës, në prag të festave të fundvitit.

Viti i vështirë financiar reflektohet dhe te blerjet, teksa tregu agro-ushqimor duket thuajse i boshatisur.

Ndonëse çmimet nuk janë shtrenjtuar, qytetarët thonë se nuk kanë mundësi financiare për të kryer shumë shpenzime, ndërsa të tjerë do të jenë të detyruar të prekin kursimet, në mënyrë që tryezat e tyre të kenë produktet bazë.

“Çtë flasësh për çmime. Kështu ka qenë gjithmonë, jemi mësuar të vuajmë. Ne kemi punuar, kemi krijuar një farë rezerve për të bërë blerje. Dhe mundet që të na mungojnë produkte”- thonë banorët

Tregtarët nga ana tjetër shprehen se produktet e tyre janë të lira, por shumë prej qytetarëve që ata njohin si blerës të rregull,  kanë emigruar dhe ata pak që kanë mbetur janë duke u varfëruar.

"Nuk ka fuqi blerëse. Nuk ka këmbë njeriu, kanë ikur të gjithë...."- tha një tregtar. 

Ora 16:26
Tregu bosh në Lezhë për festat e fundvitit, blerësit: Të ardhurat janë të pakta! Ekonomia është përtokë

Ditët e fundit të dhjetorit e gjejnë pamjen e tregut të qytetit të Lezhës thuajse bosh.

Edhe pse jemi në prag të festave të fundvitit, blerësit janë të paktë.

2022 konsiderohet një vit i vështire për tregtarët, të cilët thonë se xhirot janë të pakta dhe se ajo që ka ndikuar është rritja e çmimeve dhe kriza ekonomike që ka prekur shumë familje.

“Lezha ka tregtar për të shit në të gjithë vendin. Çmimet janë rritur në bazë të kohës i kanë rritur të gjithë por nuk ka kush i blen dhe as ka kush i ha. Nuk ka lëvizje fare-fare.- tha ai.

Rritja e kostos së jetesës ka vënë në vështirësi qytetarët të cilët thonë se e kanë  pamundur që ti kalojnë festat si vitet e tjera, pasi të ardhurat janë pakta.

 “Ky popull s’ka lekë. Çmimet normale por populli nuk ka lekë. Ekonomia është përtokë”, shprehet qytetari..

“Për festa merre me mend  Plastmasat janë bosh, nga një kile gjë mund të marrim. Me se me marr gjysmat i marrim , gjysmat i leme tek drita me çfarë me i marrë. Nuk na bie të rrim gjë”, thotë një i moshuar pensionist.

“Ne jemi pensionistë, nuk i dalim dot”, thotë një tjetër qytetar pensionist.

Duke sfiduar tregtarët që paguajnë taksat, problem prej vitesh në Lezhë mbeten dhe tregtarët ambulant të cilët shesin në rrugë apo trotuare, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë këtij fenomeni.

Ora 11:11
Mesazhi i arqipeshkvit Massafra për festën e Krishtlindjes: Të bëhemi të gjithë bashkë për të krijuar kulturë paqeje

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë nesër Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka dhënë mesazhin për festën e Krishtlindjes duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen për të krijuar kulturë paqeje.

“Çdo luftë është gjithmonë e gabuar. Sa luftra ekzistojnë brenda nesh? A nuk është luft gjakmarrja dhe vrasja në vendin tonë? A nuk është shkak i luftës mbjellja e drogës? I bëj thirrje të gjithëve për të bërë paqe. Të angazhohemi për të krijuar një kulturë paqeje”, tha Imzot Angelo Massafra.

Mesazhi i plotë

Të gjithë atyre që do t’u arrijë ky mesazh u uroj paqen që solli Jezu Krishti, duke ardhur në këtë botë, me lindjen e tij. Mesazhi tradicional i Krishtlindjes që zakonisht dërgoj para solemnitetit të Krishtlindjes nuk mund të ketë tjetër temë përveçse atë të paqes, në fund të një viti të shënuar nga lufta e trishtuar, që është duke prishur fytyrën e bukur të Europës sonë me plagë të thella.

Ndërsa fuqitë botërore janë duke u përpjekur që t’i vlerësojnë pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të kërkojnë mënyra konkrete për zgjidhjen e konfliktit, ekonomia botërore po vuan efektet e saj me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfra; në mënyrë të veçantë e ndjejnë vendet e Europës Lindore, përfshi edhe Shqipërinë.

Fjalët që janë përdorur deri tani, duke përfshirë edhe ato të Papa Françeskut, nuk mjaftojnë për të përshkruar seriozitetin e fenomenit të luftës në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato morale: çdo luftë është gjithmonë e gabuar, sepse dëmton si dinjitetin e atyre që plagosin dhe vrasin, ashtu edhe të atyre që plagosen dhe vriten, pa llogaritur demtime katastrofike mjedisit! Por ekziston një zgjidhje, që vetëm ata që nuk duan, nuk arrijnë ta shohin: pranimi i Krishtit si "Princ i Paqes".

I kumtuar nga Shkrimet e lashta profetike, Jezusi, Mesia i premtuar, përmbysi çdo pretendim njerëzor për epërsi të qenies njerëzore ndaj të ngjashmit të tij, duke propozuar vetveten si model përulësie dhe dhurimi dashamirës. Ai na ka zbuluar fytyrën e Hyjit, si një Atë i mëshirës. Sivjet dëshiroj t’ju jap kete mesazh me fjalet e Shen Françeskut te Asizit, i cili thoshte: “Paqen që shpallni me gojë, e paçi edhe më të bollshme në zemrat tuaja”. Një zemër në paqe është e aftë të bëhet paqesjellëse në shpirtin e Lumnive të shqiptuara nga Jezusi në Ungjill.

Prandaj, nuk mund ta quajmë veten paqesjellës të vërtetë vetëm sepse e urrejmë luftën! Sa luftra ekzistojnë çdo ditë brenda nesh dhe rreth nesh? A nuk është luftë pamundësia për të falur ofendimet e marra, gjakmarrja dhe vrasje që vazhdon ende në vendin tonë, mungesa e komunikimit brenda familjeve që çon në urrejtje dhe në prishjen e lidhjeve familjare, refuzimi i jetës së sapolindur apo lënia mënjanë e të moshuarve, mashtrimet në dëm të shtetit apo organizatat kriminale që vrasin për interes? A nuk është shkaku i luftës dhe i vrasjeve mbjellja e shitja e drogës?

A nuk është luftë mosrespektimi i të drejtave të njeriut, i të drejtave të punëtorëve, i të drejtave të të sëmurëve (pa kërkuar dhe pa pretenduar rryfshet!), i të mirës së përbashkët, i shtëpisë sonë të përbashkët që është bota e krijuar? Këto janë disa nga fushat ku secili prej nesh mund të sjellë paqe, por me kusht që fillimisht të jemi të paqtuar përbrenda. Ndërgjegjja është e paqtuar kur e di se po bën atë që është e drejtë, kur e di se po shmang çdo formë të së keqes private ose publike, kur nuk refuzon të bëjë atë që është e drejtë nga neglizhenca apo frika. Po, edhe mosbërja e të mirës mund të shkaktojë padrejtësi, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë në konflikte.

Prandaj i bëj thirrje zemrës dhe vullnetit të mirë të të gjithëve për të bërë paqe. Vetë Hyji na e kërkon atë në Birin e tij të lumë që është Princi i Paqes! Te dashur të angazhohemi personalisht për të ndërtuar një kulturë paqeje për të cilën punojmë dhe jetojmë. Prandaj i uroj paqe çdo njeriu, nga politikani deri te qytetari më i fundit; uroj që familjet të jenë vatra paqeje dhe jo lufte; uroj që të vegjlit, të mëdhenjtë, të varfrit, të sëmurët dhe të moshuarit të paqtohen me dobësinë e tyre; uroj që të pasurit dhe më të fortët t’i vënë energjitë e tyre më të mira në shërbim të paqes; uroj që profesionistët e çdo fushe të investojnë në projekte që sjellin paqe; uroj që të burgosurit t’i shohin frytet e paqes së tyre të brendshme gjatë angazhimit të tyre për rehabilitim. Në fund të jetës së tij, Françesku i Asizit kujtoi: "Zoti më zbuloi se duhet të përshëndes kështu: Zoti të dhëntë paqe". Kështu edhe unë, me këtë përshëndetje, e përfundoj mesazhin tim, i cili shpresoj të pritet me bujari dhe vullnet të mirë. Urime Katolikëve, Ortodoksëve dhe të gjithë të krishterëve. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sheshi: 24/12/2022 19:06

    Na rrofte atmosfera e sheshit se nuk shkojme dot. Bllokoi policia gjithe rruget, as nuk lajmerojne ta dime te pakten para se te bejme plane me femijet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës