Festat e fundvitit, Veliaj ndez
dritat e Pemës së Krishtlindjeve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në prani të shumë fëmijëve dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka ndezur dritat e pemës së madhe të Krishtlindjeve, në sheshin Nënë Tereza. 

Dritat janë ndezur në të gjitha rrugët e kryeqytetit, ndërsa bashkia e Tiranës ka vendosur edhe objektet zbukuruese, duke dekoruar pothuajse të gjithë qytetin. 

Zyrtarisht, qyteti i Tiranës i është bashkuar festimeve për festat e fundvitit dhe padyshim ata që gëzojnë më shumë në këto ditë janë vogëlushët dhe jo pa qëllim, kryebashkiaku Veliaj ua dedikoi fesimet në mënyrë të veçantë atyre.  



Kryebashkiaku ftoi të gjithë qytetarët për të qenë sa më të solidarë në këto festa për ata që kanë më shumë nevojë. 

"Dua t'iu pyes sa prej jush do bëjnë një gjest bamirësie këta muaj të dhjetorit? Ngrini dorën. Të gjithë? Eshtë e rëndësishme që të gjithë të japim sa të mundim që e gjithë Tirana të gëzojë. Jemi të lumtur që hapim fshatin e Krishtlindjeve. Do të ketë shumë aktivitete", u shpreh Veliaj. 

Pasi u dëgjua countdown-i, Veliaj ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe uroi festa të gëzuara për të gjithë qytetarët. 

Fshati i Krishtlindjeve te sheshi "Nënë Tereza"
Për të dytin vit radhazi, fshati i Krishtlindjeve do të ngrihet në sheshin "Nënë Tereza", një nismë kjo e kryebashkiakut Erion Veliaj. Epiqendra e aktiviteteve festive do të jetë ky shesh ku janë vendosur shtëpitë e drurit dhe lojërat elektronike për fëmijët. 

Nuk do të mungojë as pista e patinazhit për të apasionuarit, duke ofruar një mundësi më shumë për argëtim. Festimet në sheshin "Nënë Tereza" do të zgjasin deri në ditët e para të Janarit. 

[gallery]20041[/gallery]
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme