Rreth 6670 punonjës të sektorit energjetik kanë përfituar rritje të ndjeshme pagash. Lajmi i mirë u është dhënë punonjësve përmes një letre nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.
 
Ai shkruan se falë përmirësimit të ndjeshëm të treguesve financiarë të sektorit, është bërë e mundur rritja e pagave për të treja kompanitë: OSHEE, KESH dhe OST.
 
Përkatësisht, punonjësve të OSHEE paga u është rritur në masën 56%, atyre të OST e 12% dhe atyre të KESH me 10%. Nga rritja e pagave kanë përfituar vetëm punonjësit me rroga të ulëta, dhe jo nivelet drejtuese të kompanive.
 
“Më lejoni t’ju uroj festat e fundvitit dhe t’ju shpreh shpreh mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë përpjekjes sonë për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike”
, thekson në letër Ministri Damian Gjiknuri.

gjiknuri rritja pagave

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com