Festat, Gjonaj me të dënuarat e IEPV 'Ali Demi': Uroj të përfitoni nga amnistia, apel opozitës ta votojë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Stefan Çipa kanë marrë pjesë në prag të festave të fundvitit në një festë të organizuar në burgun 325 në Tiranë, me gratë e dënuara dhe fëmijët e tyre.

Ministrja Gjonaj u premtoi grave të dënuara se do të angazhohet fort që një pjesë e tyre të përfitojnë nga amnistia e fundvitit dhe të fitonin lirinë. Në këtë drejtim, ministrja i bëri thirrje opozitës që të bashkojë votat me shumicën në Kuvend dhe të votojnë amnistinë.

Unë shpresoj fort që edhe ajo amnisti që ne e kemi propozuar të miratohet nga Kuvendi, pavarësisht se nuk është e thjeshtë se nuk varet vetëm nga maxhoranca qeverisëse, pasi do një shumicë të cilësuar të votave, por do t’i bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme, edhe përfitoj nga rasti që t’i bëj thirrje opozitës që ta votojë në Parlament amnistinë me qëllim që një pjesë prej jush të përfitoni dhe të ktheheni pranë gjirit të familjes.

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë

Ministrja foli edhe për projektet që Ministria e Drejtësisë ka nisur për të mundësuar kushte më të mira jetese brenda IEPV por edhe për mundësi trajnimi e punësimi për to, që kur të fitojnë lirinë ta kenë më të lehtë riintegrimin në shoqëri.

Gjonaj u uroi të dënuarave një vit të mbarë e të mbushur me shëndet, ndërsa një falenderim special iu rezervoi edhe stafit të policisë së burgut, tek të cilët vlerësoi përkushtimin në zbatimin e detyrës së tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja