Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
Këtë të shtunë, me tragetin Vlorë-Brindisi janë larguar 1000 persona, ndërsa në dy ditët e fundit ky numër ka shkuar në 1700 persona. Pala maqedonase njoftoi se ra sistemi pasditen e sotme në Doganën e Qafë-Thanës, për shkak të internetit, duke krijuar fluks mjetesh në kufirin me Shqipërinë. Shtohen sportelet, vijon normalisht lëvizja pas kthimit të internetit
Vlorë- Porti i Vlorës regjistron fluks të shtuar të hyrje-daljeve në dy ditët e fundit.
Rikthimi i shtetasve shqiptarë dhe të huaj në vendet e tyre të punës, pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri, ka sjellë edhe fluksin në kufi.
Këtë të shtunë, me tragetin Vlorë-Brindisi janë larguar 1000 persona, ndërsa në dy ditët e fundit ky numër ka shkuar në 1700 persona. Pasi kane kaluar festat me familjet e tyre, emigrantët pranojnë se këtë vit ka pasur më shumë fluks në pikën kufitare të Portit të Vlorës, krahasuar me vitet e shkuara.
Fluksi i lëvizjes pritet të vijojë sipas autoriteteve portuale edhe në ditët në vijim.
Ndërkohë që probleme me lëvizjen në kufi pati edhe në Doganën e Qafë-Thanës, me fluks dhe radhë mjetesh në hyrje dalje të tokës maqedonase.
Pala maqedonase njoftoi se ra sistemi pasditen e sotme në Doganën e Qafë-Thanës, për shkak të internetit, duke krijuar fluks mjetesh në kufirin me Shqipërinë. U shtuan sportelet dhe vijoi normalisht lëvizja pas kthimit të internetit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
Korçë- Në doganën e Qafë-Thanës, pak momente më parë, ka rënë përkohësisht sistemi në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut.
Kjo ka bërë që të krijohet fluks i lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë. Shkak ka qenë mosfunksionimi i linjës së internetit.
Mësohet se edhe pse pati probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijuan të kalojnë, por më ngadalë.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se autoritetet kanë hapur sportelet në maksimum, ndërsa aktualisht shihet moment me lëvizje të shtuara të mjeteve.
Kjo situatë zgjati vetëm përkohësisht, pasi interneti u rikthye dhe lëvizjet e mjeteve dhe qytetarëve vijuan normalisht.